Moderatorja Elita Rudi ka bërë rrjetin të shpërthej në të qeshura me një shaka ndaj bashkëshortit të san, reperit Gjikot. Në një video që ajo publikoi në TikTok, Elita ndan me ndjekësit bisedën e saj me Gjikon në WhatsApp, ku i shkruante se “një teknik po vinte të rregullonte diçka në orën 11 të natës”.

Mesazhi i saj e vuri menjëherë reperin në alarm, duke menduar se dikush i huaj kishte hyrë në banesë. I shqetësuar, Gjiko nis ta telefonojë disa herë me radhë, duke i kërkuar shpjegime.

“Kush o ky moreee? A je mirë? Si lejoni njerëz brenda?”. Paniku i tij arrin kulmin kur, i bindur se situata ishte e rrezikshme, ai njofton policinë, ndërsa Elita vazhdon me shakanë duke e siguruar se “tekniku” ndodhej ende në shtëpi. Kur ajo më në fund zbulon se gjithçka ishte një “prank”, reagimi i Gjikos është plot habi dhe frikë.

“A je normale. Pasha fëmijët, policia është duke ardhur. Po dridhem”. Videoja është bërë virale, duke mbledhur me qindra komente dhe mijëra pëlqime.