Pas bisedës së gjatë që pati me Gjestin, Egli ka folur më pas me Rozanën dhe Livian. Egli u tregoi atyre për të gjitha fjalët që i kishte thënë këngëtari.
E në një moment Livia e pyet Eglin ‘nëse Gjesti është i lidhur?’ dhe banorja u shpreh se ‘ai i ka thënë jo’.
Më pas Livia shton ‘se zëre se nuk janë bashkë por ka një ndjenjë…”, Egli e përlotur përgjigjet: “Të mos bëjë më shaka të tilla”.
Pjesë nga biseda:
Livia: A jemi të sigurt që ky djalë nuk është i lidhur?
Egli: Jo nuk jemi, ai ka thënë që jo
Livia: E ke pyetur
Egli: Po e kam pyetur
Livia: Mbase nuk mund t’a thotë
Egli: Nuk e di
Livia: Se mund të jetë informacion nga jashtë, për një gjë që po zhvillohet
Egli: Gjithsesi është një gjë që sido që të jetë nuk ke për t’a marrë vesh deri kur të dalësh. Tani nuk më intereson më as ajo pjesë.
Më pas Livia shton ‘zëre se nuk janë bashkë po ka një ndjenjë, nuk është e zgjidhur…”.
Egli që është e përlotur shprehet: “Ok, po të mos bëjë shaka të tilla. Të luaj lojën që do të luaj këtu, mos t’iu hy këtyre gjërave. Se më vjen keq se nxjerr edhe veten keq. Ka ca gjëra që nuk të mbroj më.