Çagatay Ulusoy është një nga aktorët më të suksesshëm në Turqi. Së fundmi, atij i është shtuar një titull i ri në koleksionin e tij, këtë herë të bazuar plotësisht në votën e publikut.
Sipas raportimeve të mediave turke, si Sonsoz Gazetesi, një sondazh i zhvilluar këtë nëntor në një platformë ndërkombëtare ka zgjedhur yllin e serialeve si “Mashkulli më i Pashëm i Turqisë”.
Në garë ishin emra të shumtë të njohur të showbiz-it turk, por Çagatay arriti të grumbullojë numrin më të madh të votave, duke dëshmuar popullaritetin e tij që kapërcen kufijtë e vendit.
Ky titull është krejtësisht i ndryshëm nga çmimi i fituar nga ai në vitin 2010, kur u shpall “Modeli më i Mirë i Turqisë”, një vlerësim profesional që i hapi rrugën karrierës së tij në aktrim.
Sondazhi i nëntorit 2025 reflekton ndikimin dhe pëlqyeshmërinë aktuale të aktorit, pas sukseseve të tij të mëdha në platformat dixhitale me serialet “Kubra” dhe rolin transformues në “Gaddar”. Publiku ka treguar se Ulusoy nuk është vetëm një aktor i talentuar, por edhe një ikonë e stilit dhe karizmit në industrinë turke.








