Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ndodhet së fundmi në Gjermani për paraqitjen e saj të radhës.

Këtë të diel do të performojë në eventin e ndarjes së çmimeve, “MTV Europe Music Awards 2022”. E teksa ndodhet në Duseldorf për provat e performancës, 33-vjeçarja nuk ka hezituar të ndajë me ndjekësit e saj në “Twitter” disa fotografi të reja.

Artistja e famshme ka pozuar me kaçurrela të gjata dhe voluminoze, duke marrë pëlqime e komente të shumta nga ndjekësit.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e diel do të mbahet ndarja e çmimeve “MTV Europe Music Awards 2022”. Mirëpo duket se këtë natë do ta ‘pushtojnë’ artistet me origjinë shqiptare Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Ava Max, të cilat  janë nominmuar për të njëjtin çmim.

Mediat e huaja kanë shkruar se yjet të cilat do të performojnë hitet e tyre janë nominuar për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë”. Këngëtarja  Bebe Rexha dhe David Guetta  me kwngwn “I’m blue”. Kjo është hera e parë në historinë e “MTV” tre artiste me origjinë shqiptare garojnë për të njëjtin çmim.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha pavarësisht se është aktive në rrjetet sociale, ajo nuk tregon shumë nga jeta e saj private. Në intervista të dhëna më parë ajo ka treguar se është në një lidhje me Keyan Safyari por këngëtaren nuk e kemi parë shpesh të postojë foto apo video me të dashurin e saj.

Ndërkohë prej kohësh është përfolur se këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, do të jenë prezantues të eventit.