Ina Aderi ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Shqipëri Live”, ku komentoi dinamikat më të fundit dhe më të forta në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Ish-banorja e këtij edicioni të pestë të reality show-t i ka surprizuar të gjithë me look-n e saj të ri. Ina është shfaqur me flokë pak më të gjatë që i kishte në shtëpi dhe me ngjyrë tjetër.

Fansat e kanë pëlqyer ndryshimin e saj, e këtë ia kanë shprehur në komentet që kanë bërë në postimin e saj të fundit në “Instagram”.

Ina ka publikuar disa fotografi të realizuara teksa ishte e ftuar te “Shqipëria Live” dhe janë pëlqyer menjëherë nga ndjekësit e saj të shumtë.

E sigurisht nuk kanë munguar komentet, ku i shkruajnë se është ‘yll’.