Ish-Miss Kroacia, Ivana Knoll, e cila në Kupën e Botës mori gjithë vëmendjen për shkak të veshjes së saj seksi, së fundmi i ka mahnitur fansat me disa poza të tjera.

Bukuroshja brune ka ndarë me 3.6 milionë ndjekësit në “Instagram” disa imazhe ku shfaqet e veshur me pizhame seksi për Krishtlindje.

E sigurisht se edhe kjo veshje ishte po aq seksi dhe provokuese sa të tjerat që jemi mësuar të shohim Knoll. Madje ajo pizhamet ka vendosur që t’i kombinojë me një palë taka ngjyrë bezhë.

26-vjeçarja pozoi pranë një pemë Krishtlindjeje dhe e mbushur me dhurata, të cilat duket se ia kanë dërguar fansat e saj të shumtë.

“Ju uroj Gëzuar Krishtlindjen! PS. Çfarë gjetët nën pemën e Krishtlindjes?”, ka shkruar bukuroshja me origjinë gjermane bashkëngjitur me fotot që kanë marrë shumë pëlqime dhe komplimente.