Reperi i famshëm, Drake, ka reaguar në lidhje me spekulimet që qarkulluan në internet pas një fotografie virale, ku trupi i tij dukej shumë i tonifikuar.

Gjatë një interviste për podkastin “Not This Again” me Bobbi Althoff, të martën, 38-vjeçari u pyet nëse i ishte bërë gravurë abdominale, një procedurë kozmetike që synon të formësojë barkun.

Althoff i përmendi një foto nga qershori, ku trupi i tij dukej muskuloz, dhe tha se shumë njerëz menduan se ai kishte bërë ndërhyrje kirurgjikale.

“Njerëzit thonë gjithashtu se kam bërë BBL [ngritje të të pasmeve braziliane]. Më quajnë ‘BBL Drizzy’”, tha Drake duke qeshur dhe mohoi thashethemet në fjalë.

Reperi i famshëm pranoi vetëm se kishte bërë disa modifikime të lehta në foton e postuar.

“Erdha nga palestra, isha i djersitur në atë foto”, tregoi reperi, i cili shtoi: “Ndoshta rrita ngopjen ose diçka të tillë. Mendoj se e kam tepruar, nuk duken ashtu”.

Spekulimet për ndërhyrje plastike erdhën pas diss-it të Metro Boomin në vitin 2024, ku kënga “BBL Drizzy” përmendte se Drake kishte bërë operacione.

Në këtë mënyrë, reperi i famshëm vendos ta qartësojë situatën, duke treguar se ndryshimet në imazhet e tij janë thjesht për efekt vizual dhe jo rezultat i operacioneve plastike.