Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, për një bisedë pa filtra mes biznesit, televizionit dhe sukseseve në karrierën e tij.
I pyetur nga moderatori i njohur “a ka frikë Ermal Mamaqi për të deklaruar pasurinë e tij?”, ai u përgjigj:
“Absolutisht, e kam shumë të qartë dhe të pastër, sepse jam shumë i kujdesshëm që të respektoj rregullat dhe të bëj gjërat siç duhen. Sidomos kur je personazh publik, pak të të rrëshkasë këmba dhe njerëzit mezi presin.
Më ka ardhur për të qeshur para disa kohësh, kur filluan u çmenden njerëzit nga këto portalet që bëjnë lajme negative sepse shesin. Dhe shikoja njerëzit dhe lexoja këto komentuesit që thonin ‘krimineli’. Dhe pyesja si ka mundësi që ndodh kjo gjë? Pastaj i dhashë vetes një shpjegim, kjo gjë ndodh sepse njerëzit kanë një lloj kënaqësie kur dikush shkon poshtë, sepse në këtë mënyrë justifikon veten që është në atë nivel dhe thonë ‘unë qenkam në rregull’. Në këtë rast, ka shumë gjëra për shumë të tjerë dhe merret pastaj e përgjithshme për të gjithë”.

