E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, ka qenë moderatorja e njohur Kiara Tito, që këtë sezon e shohim edhe në “Big Brother Fan Club”. Si po e përjeton ajo këtë rol të ri, si e sheh edicionin e pestë të “Big Brother VIP” dhe a ka ajo ndonjë banor të preferuar? Për më shumë ka treguar vetë Kiara…
Çfarë të ka surprizuar këtë edicion?
Momentin që filloi prime i parë, thashë ‘wow’, kjo është shtëpia që kam dashur të jetoj. Më kanë suprizuar për mirë dhe konkurrentët. Vë re një lloj edukate, kanë më shumë edukatë kur flasin në ‘prime’. Më pëlqejnë, janë shumë të mirë, edhe gocat janë shumë të bukura.
Ke ndonjë banor të preferuar?
Është pak herët të them që kam një personazh të preferuar, sepse ndryshojnë dinamikat. Por dhe sikur ta kem nuk do ta them, për shkak dhe të punës. Unë edhe në rrjete sociale nuk them që mbështes njërin apo tjetrin./TAR



