Bardh Idrizi ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në podkastin e Meriton Mjekiqit në “A je bre normal?”. Këngëtari i njohur ka folur për statusin e tij si baba, eksperiencën në “Big Brother VIP 3” dhe karrierën e tij në muzikë.
Pjesë nga intervista:
Meritoni: Si është tani raporti yt me muzikën?
Bardhi: Sot po punoj shumë për projekte të reja. Kam bërë 10 këngë, i kam gati.
Meritoni: Si është marrëdhënia jote me Jetmir Agaj (ish-menaxheri)?
Bardhi: Nuk kemi asnjë marrëdhënie, i kemi shkëputur raportet në atë kohë dhe i kemi lënë aty ku kanë mbetur. Nuk jemi ndarë me thika, i kemi shkëputur me fjalë. Ishte një marrëveshje në mes në atë kohë që ne ramë dakord me njëri-tjetrin, i ndamë rrugët, por besoj se na ka rënë për mirë të gjithëve.
Meritoni: Kënga “Çikës tem”, një dedikim, ka marrë dhe disa komente që thonin se po viktimizohesh…
Bardhi: Ne kemi një publik, që kur nuk i pëlqen dikush, e shan gjithmonë çfarëdo që bën ai. Por është një përqindje shumë e vogël dhe jeta vazhdon edhe pas atyre. Unë nuk jam viktimizuar në asnjë pikë në atë këngë. Në momentin që e kam bërë këngën, kam qenë 101% real. Në atë kohë jam ndierë ashtu, tjetër gjë është që unë e kam nxjerrë këngën në shtator, pasi kisha punuar gjithë verën. Nuk ka qenë viktimizim, kam hapur zemrën me publikun, diçka që nuk e bën as 10% e estradës. Edhe i kam pritur komentet, sepse kur ia kam treguar këngën Sarës dhe familjes më thanë që mos e nxirr, sepse po tregon një pikë të dobët. Por doja ta nxirrja, ta ndaj me publikun, edhe vajza ime të ketë një motivim që mundesh të biesh në jetë, mund të ngrihesh, por ska gjë.
Meritoni: Ke dashur ndonjëherë ta lësh fare muzikën?
Bardhi: Po. Isha brenda një oferte biznesi në Tiranë, doja të hapja një biznes të ri, me rroba. Në muzikë nuk kisha të drejtë as të nxirrja këngë në YouTube, as të shkoja në koncert. Po mendoja a ta lë muzikën dhe të merrem me këtë gjë, sepse muzika nuk po më sillte asnjë përfitim, po shkonte gjithnjë e më keq, nuk shikoja zgjidhje. E mendova disa ditë ta lë muzikën, por nuk mund të vendosja. Sa shkoja në studio, thashë nuk mund ta lë. Biznesin nuk e fillova fare, thashë po vazhdoja me muzikë.