Zhvillimet e fundit kanë rikthyer sërish vëmendjen e publikut te ngjarjet brenda shtëpisë më të famshme në vend, “Big Brother VIP Albania”, ku emocionet dhe debatet vazhdojnë të jenë në qendër të spektaklit. Drejt fundit të programit, Brikena e pyeti Selin për raportin dhe ndjenjat e saj për Mirin, perceptim që mund të kenë të tjerët, duke pretenduar se marrëdhënia me Gimbon është thjeshtë për lojë:
Selin
E para njëherë, do më vinte shumë keq nëse do të lexohej kështu, sepse janë dy Selin komplet ndryshe. Në fokus me Gimbon ka një Selin të vërtetë, që ndjen, që shkon përtej lojës, që tregon emocionet e veta. Dhe është një marrëdhënie tjetër me Mirin që është e ndërtuar në lojë, edhe pse ka pasur momente personale, vazhdon të mbetet një marrëdhënie e ndërtuar mbi lojën. Do më vinte shumë keq nëse do të ishte keqinterpretuar në këtë mënyrë, sepse unë nuk mbaj mend të kem bërë veprime të tepruara apo provokative që publiku të mendojë këtë gjë dhe unë në Prime thash ndoshta, nëse nuk do ta kisha thënë fjalinë ‘ti ke moshën e babit tim’, kurrë nuk do të ishte lexuar si marrëdhënie e tillë nga ana e tij.


