I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Ermal Mamaqi, për një bisedë pa filtra mes biznesit, televizionit dhe sukseseve në karrierën e tij.

Pjesë nga intervista:

Kryeministri i vendit tonë ka marrë pjesë në filmin tënd “I Love Tropoja”. E ‘pagove’ Edi Ramën duke e votuar në zgjedhje për ta shpërblyer për rolin që bëri në filmin tënd?

Mendoj që ajo që ai mori mbrapsht nga ajo që ai bëri, është më e madhe se sa thjesht vota ime, një votë e vetme. Ai është një artist, i cili ka dëshirë, e shijon famën, e shijon duartrokitjen, vëmendjen.

Të ndihmoi Rama në financimin e filmit?

Absolutisht jo. Jam shumë i lumtur për këtë, sepse mjaftonte që ai erdhi dhe sponsorët ishin shumë të lumtur që të hynin në një film ku është Rama. Indirekt ndihmoi.

Ti ke ndonjë post në shtet?

Jo dhe nuk kam pasur asnjëherë. Kurrë në jetë nuk kam punuar për shtetit shqiptar, nuk kam ndonjë bordero ku kam firmosur.