Ish-banorja e “Big Brother 2”, Mikela Pupa, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram”.
“Si fundvit që jemi pyesni lirisht, çfarë kurioziteti keni?”, ka shkruar Mikela në kutinë e pyetjeve në “Instastory”.
Kurioziteti i fansave të saj ka qenë i madh, pasi i kanë bërë pyetje si për jetën e saj private, por edhe për raportet e saj me disa nga personazhet e njohur të ekranit.
Por jo vetëm kaq, pasi një ndjekës i ka shkruar:
“Ku e kemi Mikelën e vogël”.

Pupa i ka surprizuar të gjithë me përgjigjen. Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka postuar një fotografi kur ajo ka qenë e vogël.
Në foton në fjalë, Mikela shfaqet me të brendshme teksa bën dush. Me flokë të shkurtër dhe topolake, Pupa buzëqesh para aparatit fotografik.
“Jaaa”, shkruan Mikela krahas postimit të saj në “Instastory”, duke e shoqëruar me disa emoji duke qeshur.