Këngëtarja e njohur, Kejsi Tola, ishte mbrëmë e ftuar në emicionin “Cherry on Top” më Bora Zemanin, ku përveç projekteve muzikore foli pak edhe për jetën e saj personale.

Disa kohë më parë, artistja u përfol shumë për një lidhje të mundshme me artistin e dashur për publikun, Flori Mumajesi. Këtë romancë ajo e ka mohuar.

“Nuk kam dashur që jeta ime personale të përfshihet, nuk kam pasur ndonjë bashkëpunim me mashkull tjetër, ka bërë këngën Flori, ishim në “Këngën Magjike” dhe u krijua kjo zhurma. Unë nuk kam zgjedhur asnjëherë t’i bëj lidhjet e mija publike. Ia kam dalë t’i mbaj private”, thotë ajo.

Kejsi tregon se momentalisht është single, pa një partner nga krahët e saj, ndërsa premton se nëse do të ketë një lidhje do t’ia bëjë të ditur ndjekësve të saj.

“Ka qenë një periudhë në fillimet e karrierës që mërzitesha për lajmet që dilnin, kohët e fundit portalet nuk më kanë sulmuar kaq shumë, sepse i kam mbajtur për vete. Jam akoma single. Jam vërtet single”, u shpreh këngëtarja.

Në hitet e verës do të jenë padyshim edhe projektet muzikore të Kejsi Tolës, sepse artisja tregoi se së shpejti do të publikohen disa këngë të reja.