Iftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë artisti i njohur, Stresi. Ai ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e tij, karriera ndër vite, projektet e reja që pritet të vijnë së shpejti dhe sigurisht që ekskluzivisht është ndalur dhe ka sqaruar gjithçka rreth raportit që ka sot me Keisin.
Kur Lei e pyeti nëse ka pasur mosmirënjohës në jetën e tij, Stresi u përgjigj duke thënë se:
Nëse do ta dish se pse sot rri vetëm dhe kam një rreth shumë të ngushtë, nuk duhet të tallesh me mua sepse unë tashmë i kam kaluar të gjitha. Jam tradhtuar sa nuk mund të numëroj dot me gishta dhe kur arrij që rri vetëm dhe në një rreth të ngushtë do të thotë që mos u tall me mua sepse unë jam i djegur nga këto muhabete. Kam zgjedhur të jem kështu siç jam me të mira dhe të këqija kështu e dua veten.