Edicioni i tretë i “Big Brother VIP” vazhdon të komentohet nga ish-banorët, të cilët rrëfejnë vazhdimisht eksperiencën në formatin e njohur.
Por si po shkon marrëdhënia e tyre pas përfundimin të lojës? Moderatorja e njohur, Erjola Doçi, ka treguar më shumë në një intervistë për “Pushime On Top”.
Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri shprehet se nuk ka patur kontakt me Graciano Taganin pasi gjithsecili ka vijuar me punët dhe projektet e tyre, teksa nuk theksoi sesi është raporti i tyre pas përfundimit të BBV.
Ndërsa sa i takon çiftit Romeo Veshaj-Heidi Baci, ajo u shpreh se as me ta nuk ka patur kontakt pasi janë gjendur në sezon pushimesh dhe secili është duke shijuar kohë me partnerin/en. Këtu përmendi edhe çiftet e tjera. Erjola tha se ka patur pak kontakt vetëm me Sara Gjordenin.
“Ai me pushime, unë me pushime. Nuk kemi pasur shumë kontakt se dhe unë kam qenë me Europianin, Graciano me angazhimet e veta. Njerëzit që kam patur më shumë kontakt janë vajzat që përmendem, Juli, Ledjona më pak”, tha Erjola Doçi.