Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kanë hyrë dy vazo, një për banorët që janë në akuarium dhe një tjetër për pjesën tjetër, në të cilën ndodheshin pyetje të ndryshme.

Secili prej tyre do të zgjidhte një letër dhe do t’i përgjigjej pyetjes në të, pa iu shmangur.

“A ke pasur ndonjëherë probleme me ligjin, kur dhe si ndodhi?”, ishte një pyetje që i ra Selin dhe ajo iu përgjigj duke thënë se në vitin 2021-2022 ka nënshkruar një kontratë me X biznes që e kishte në pronësi, për të ndihmuar familjen e saj. Por një zotëri ka bërë një mbishkrim me një person tjetër.

Selin shprehet se nuk e ka hapur ende çështjen pasi vuri si prioritet karrierën e saj. Ajo gjithashtu i dërgon mesazh zotërisë në fjalë, duke i thënë se të drejtës së saj do ti shkojë deri në fund.

“Ironia e fatit me vërtet se si bien këto pyetjet aty ku duhen. Probleme me ligjin personalisht nuk kam patur. Në fakt po, se kontrata ka qenë në emrin tim. Rreth vitit 2021-2022 për të ndihmuar familjen time nënshkruaj një kontratë për një X biznes që ne e kishim në pronësi deri para 2 vitesh e gjysmë. Kontrata jonë ishte për shumë vite, për 10 vite, zotëria atë kontratë e mbishkroi, mbikontratim te një individ tjetër. Kjo ishte një goditje që familjes sime i ka kushtuar shumë, mua më ka kushtuar shumë se isha e përfshirë. Nuk e kam hapur çështjen akoma se prioritet vura profesionin tim dhe karrierën time, të cilën supozohej ta bëja para Vitit të Ri. Por kjo nuk do të thotë se nuk do ta bëj, kjo nuk do të thotë se të drejtës sime nuk do ti shkoj deri në fund. Zotëria në fjalë nëse i shkon kjo video ose po na shikon, duhet ta dijë se përveçse familja ime ka dy burra shumë të fortë, ka edhe një burrneshë prej të cilës kjo marrëveshje do të shkojë deri në fund. E falenderoj se kemi kuptuar se një familje e bashkuar ringrihet 1000 herë”, u përgjigj Selin.