I ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Marko Musaj, ish-konkurrent i “Për’puthen”, për të komentuar banorët dhe dinamikat e “BBV” dhe jo vetëm. E teksa e njeh që të vogël dhe është mik i mirë i Krusitës, ai komentoi afrimitetin e banores me Kristin.

“E kam parë afrimitetin me Kristin. Kristi po përpiqet me Stelinën, Brikenën i ka ardhur radha me Krusitën. Po përpiqet e do kartën e romancës. Është elokuent. Krusita nuk e pëlqen, nuk është opsion, e njoh mjaft mirë, njoh shijet e saj, tipet e mashkullit që ka qenë më parë sepse e ka shumë shoqe. Unë nuk mendoj që do shkonte as me Mateon”, tha ai.

Marko Musaj foli gjithashtu edhe për Mateon dhe Brikenën, ku habiti të gjithë me një deklaratë që bëri për këtë të fundit. Ish-konkurrenti i “Për’puthen” u shpreh se ka folur me banoren e shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, por nuk janë takuar pasi ajo jetonte në Itali.