Menaxheri i artistëve, Anton Prendi, ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ai ka folur rreth rrugëtimit të Erik Lloshit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” dhe jo vetëm.
Pjesë nga intervista:
Si ka qenë Eriku pak para se të hynte në shtëpi, se ti e ke shoqëruar?
Kishte momente që ishte i mërzitur. Ndoshta ka dashur të thotë edhe ‘kthehemi’.
Si mendon se do të ndikojë kjo në rrugëtimin e Erikut aty brenda?
Familja është e shenjtë, normal që do ndikojë aty brenda.
Mendon se ky vendim i Erikut mund ta rrezikojë martesën e tij?
Nuk mund të them që do ketë ndarje, por çdo gjë mund të ndodhë. Shpresojmë që jo. Që kur kanë qenë bashkë nuk kanë pasur ndonjëherë probleme, por këtë gjë ia ka bërë me dije Romina…



