Ina Aderi është banorja më e re e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Ajo hyri në shtëpi menjëherë pasi u shfaq në ekran një video e saj duke u puthur me Keijsin, e si pasojë disa banorë nuk e pritën ashtu siç duhej.

Pamjet u shfaqën pasi Stelina vendosi që të hapte Kutinë e Pandores, e madje si disavantazh ajo do të jetë një banore e vetme me Inënë.

Ndërkohë pas përfundimit të Prime-t të së shtunës, Ina i ka treguar Mirit më shumë për marrëdhënien e saj me Keijsin.

Banorja më e re i tha se ata janë puthur në një lokal pak para se të futej në shtëpinë e “Big Brother” Keijsi, por i tha se kjo nuk i bën ata që të jenë çift.

Ajo tha se nuk kanë qenë asnjëherë të lidhur dhe se ajo puthje ka ndodhur thjeshtë në një moment.