Marrëdhënia mes Selin dhe Mirit duket se është krisur përfundimisht, me të dy banorët që kanë debatuar me njëri-tjetrin në ditët e fundit. Të dy ata u ballafaquan me njëri-tjetrin në Prime-n e së shtunës, ku banorja e pyeti nëse ka vërtet ndjenja për të, ashtu siç është aluduar nga banorët e tjerë.

Selin: Si filloi? Vjen Miri në shpellë dhe në mënyrë figurative vjen me shpatë në dorë. Kjo sepse u bë zgjedhja e lideri dhe ne nga shpella ndryshuam rezultatin. Në momentin që Miri vjen, normalisht që ishte i agravuar. Kishte të akumuluar situatat, nominimin e fortë dhe ia kuptoja. Nga ana tjetër, në 24 orë unë po ndaja shpellën me 3 banorë të rinj. Kur erdhi Miri, u hap sërish situata e gjumit. Unë i kërkova Shëndritit që të flinte afër meje për të mos krijuar aludime të tjera. Kjo pritje Mirit nuk i pëlqeu. Herë pas here hidhte batuta me kunja. I filloi me batutat për Gimbon. Në një moment kur dalim jashtë, më tha: ‘Po bëj lojë’. Unë i thashë që gjithë këto përgjigje nuk t’i kam dhënë për lojë. Pastaj më hodhi kunja për Gimbon.

Unë ia kujtova Mirit që Selin këtu brenda, kur do e afron një person dhe kur do e largon. Ky është versioni im. Qofsha e gabuar. Pas kësaj situate, Miri më qartësoi që e gjithë kjo situatë ishte për lojë. Një batutë unë, një batutë Miri deri në momentin që Miri më tha: ‘Mos harro çfarë të kanë shkruar te jastëku, që ti je përdoruese e meshkujve’. Ky është versioni im dhe është versioni i vërtet. I thashë që ky epitet më është vendosur prej Mirit dhe një djali tjetër, ku raporti që kisha me Mirin nuk kishte lidhje me djalin tjetër. Në mes të 17 banorëve të tjerë që janë kundra meje dhe kundër kësaj marrëdhënie, Miri në sytë e mi u bë i 18-të. Mendoj se historia e krevatit është Big Brother-i i Mirit. Miri a ke qenë ti i sinqertë në marrëdhënien tonë dhe a ke pasur ndjenja për mua ashtu sikur është aluduar?

Miri: Jo Selin, unë nuk kam pasur kurrë ndjenja për ty dhe nuk do kem. Pse nuk je ndarë ti nga Miri? Tani je ti një banore kundër meje, sepse ti ke përdorur të njëjtat argumente që kanë përdorur banorët e tjerë që kam pasur kundër. Unë të kam thënë që nuk kam asgjë me ty. Ka qenë një përkujdesje si babai me fëmijën. Kam thënë që vajza ime të rritet dhe të bëhet si ty. Edhe ti re në grackën e banorëve të tjerë që të kanë thënë ndahu. Dhe unë të kam thënë që ata na duan të ndarë, sepse në të dy jemi shumë të fortë nga jashtë,. Kur ty të vjen kunata, kur të vjen vëllai yt dhe të thotë që je më mirë vetëm dhe kur të vjen letra nga babai yt, të kam thënë, do ta vazhdojmë lojën bashkë dhe ti më ke thënë po.