E ftuar sonte në “Ndryshe” me Elona Duron dhe Salsano Rrapin, ishte ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Amber. Ajo ka komentuar lojën e banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por jo vetëm kaq.

Dy moderatorët e kanë ngacmuar Amber dhe i kanë bërë edhe pyetje pikante, që sigurisht ajo u është përgjigjur me shumë sportivitet siç vetëm ajo di.

“A të tërhiqte ndonjë mashkull seksualisht në shtëpi?”, ishte një pyetje që ata i bënë Amberit.

“Qyqja, më mirë të mos ma kishe bërë këtë pyetje, të gjithë ishin makiato pa shkumë”, u përgjigj ish-banorja e “Big Brother VIP 4”.

Kujtojmë se Amber vendosi vetë që të dilte nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, e shkak u bënë ofendimet sipas saj nga ana e Gjestit dhe Livias.

Pas lënies së garës në mes, ish-banorja ka thënë në “Shqipëria Live” se ‘kishte shumë për të dhënë në shtëpi” si dhe i kërkoi falje publikut që doli ashtu.

“Në momentin që thash se kisha shumë për të dhënë në atë shtëpi… nëse do kthehesha pas do të bëhesha pak më racionale për sa i përket mendimeve që kisha, duhej t’i peshoja pak më shumë. Do i kërkoj falje publikut për daljen time. Kisha shumë për të dhënë në atë shtëpi dhe absolutisht ia lëmë gabimit im, e quajmë gabim sepse njeriu kur ka se çfarë jep në atë shtëpi, dhe unë kisha për të dhënë shumë”, tha Amber në atë kohë.