Ilir Vrenozi ka dhënë intervistën e parë menjëherë sapo ka dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Menjëherë sapo ka dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”, Ilir Vrenozi ka dhënë intervistën e parë, ku ka ndarë emocionet e tij. Ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka folur për vendimin e tij për t’u larguar përfundimisht nga shtëpia, si dhe komentoi me nga një fjalë të gjithë banorët.

Pjesë nga intervista:

Beson ti Ilir që Miri dhe Selin luajtën me këtë çështjen e krevatit?

Po

Pra nuk ka gjë të vërtetë?

Unë Selinit i thashë javën e parë që nëse do të luash fort, ik nga krevati. Por ajo e mori sikur i thashë armiqësohu me Mirin. Siç i thashë Senos, do të shpëtosh, largohu prej meje. Në këtë prizëm ja thashë, por ajo e keqkuptoi.

A ka dashuri të vërtet brenda në shtëpi?

Fare. Këtë më tha edhe Stenaldo kur ika, tha ‘ike ti dhe skam me kë të qaj

Çifte nuk sheh fare?

Çdo gjë lojë është aty

Nuk shenj ndjenja?

Ku pashë ndjenja o bir