Moderatorja e njohur, Kiara Tito, ka postuar një Q&A në “Instagram”, ku shumë ndjekës i kanë bërë pyetje të ndryshme dhe të shumta.

Një pyetje kishte lidhje me mesazhet dhe komentet negative që merr në rrjetet sociale.

“A mërzitesh kur merr mesazhe negative? Edhe ne mërzitemi kur shkruajnë kundër jush…”, i ka shkruar dikush.

Moderatorja e dashur për publikun e ka nisur përgjigjen duke falenderuar fansat për mbështetjen dhe fjalët e bukura. Më pas ka shtuar se ndonjëherë mërzitet për komentet negative që merr, sidomos kur kanë lidhje me familjen.

“Ju falenderoj shumë për mbështetjen dhe fjalët e bukura. Sigurisht që ndonjëherë mërzitem, sidomos kur ka komente në lidhje me familjen, por kam mësuar të mos i lejoj të më përcaktojnë. Dashuria dhe energjia e mirë peshojnë gjithmonë më shumë”, është përgjigjur Kiara Tito.