Motra e Juelës, Juliana Nikolli, ka dhënë sot një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, ku ka folur për lojën e banores në “Big Brother VIP 5”, si dhe ka komentuar buqetën me lule që Seno i dhuroi asaj.

E motra tha se janë shumë krenarë për Juelën dhe sipas saj, forca e banores është fakti që ka zgjedhur të jetë vetvetja.

E pyetur nëse Juela mund të krijojë një lidhje dashurie brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ndërhyn Julian Deda që ishte i ftuar në studio dhe thotë “iku Seno, çu bë këtu” dhe duke qeshur Juliana shton “jam dakord me Julin”.

Pjesë nga intervista:

Si po ju duket Juela? Se kam përshtypjen ka nja një javë të mirë që është futur fuqishëm në lojë, është përplasur me Lore, pastaj pati këtë incidentin me Florin që i thoshte nuk të njoh kush je.

Ne jemi shumë krenarë për Juelën. Në fakt ditët e para që ka hyrë, ka qenë edhe shumë pa qejf fizikisht, normalisht publiku nuk e dinte. Ne jemi lumturuar shumë kur ajo ka treguar komplet karakterin e vet. Forca e saj, jo si motër, po flas si një publik me gjakftohtësi, forca e saj është se ka zgjedhur të mbetet gjithmonë vetvetja, pa u ulur në kompromise që mund të ishin në avantazh për të. Kjo e ka bërë më njerëzore, ka goxha respekt për veten e vet. Fatmirësisht disa herë edhe mirësia mund të fitojë, jo vetëm sherri, jo gjithmonë lufta.

A e sheh të krijojë Juela një marrëdhënie aty, e sheh të hapur?

Iku Seno, ça u bë këtu, do presim

Jam dakord me Julin

O me Senon o hiç

Juela është shumë besnike, iku Senos, lulet e Senos nuk harrohen. Nuk besoj se do të krijojë marrëdhënie aty.