Redon Berani, ish-banori i “Big Brother VIP 4”, ka qenë një ditë më parë i ftuar në “BB Radio” me Elona Duron.
Këngëtari dha një koment për largimin e Egli Takos nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, me të cilën krijoi një raport të mirë kur ishin të dy pjesë e reality show-t.
Por jo vetëm kaq, pasi moderatorja e njohur e pyeti atë edhe për projektet e tij muzikore, duke nisur nga kënga më e re “Gocë nga Tirana”.
Pjesë nga intervista:
Elona: Çfarë ka ‘next’ për ty, pas publikimit të këngës dhe videos më të re? The që je i fokusuar në studio dhe punon për vete dhe për të tjerë. Ka ndonjë plan të ri? Ka një këngë me Gilin? Ka një koncert me Gilin?
Redoni duke bërtitur: S’kom, s’kom, o s’kom, s’kom o burrë, send s’kom”.
Ky reagim shkaktoi të qeshura në studio pasi këngëtari imitoi Gjestin kur Rozana e pyeti nëse kishte ndjenja për Eglin.
“Ka një këngë për klube pak, jo gjatë këtij muaji, muajin tjetër besoj. Tash është koha të kërcejmë”, tha Redoni duke u bërë serioz.