Duket se debatet në “Big Brother VIP 5” po bëhen çdo ditë e më të zjarrta, ku çdo banor është i përfshirë.

Një debat i fortë ka ndodhur edhe mes Keijsit dhe Stenaldos, ku këtij të fundit i doli në mbrojtje Mateo.

Keijsi akuzon Stenaldos se kishte një ereksion në momentin kur kishte pranë banoren më të re të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Baby G.

Pjesë nga debati:

Keijsi: Të të vijë turp, morr. Mos m’u ço mua në këmbë. S’je nga ata burra ti.

Mateo: Shpejt te Ina, zar i vogël. Mashkull i fëlliqur. Ti lojën e ke poshtë jorganit po ec.

Keijsi: Të ta bëj një pyetje Stenaldo? Meqë je djalë me edukatë. T’u ngritë dje kur kishe Baby G përballë?

Stenaldo: Çfarë mu bë?

Keijsi: T’u ngrit?

Stenaldo: Kush?

Keijsi: Po të bëj një pyetje.

Stenaldo: Kush? Kush?

Keijsi: Ereksion pate?

Mateo: Sa i paturp je.

Keijsi: Ereksion pate kur kishe Baby G përballë?

Mateo: E ngatërron me veten.

Stenaldo: Ec o palaço.

Keijsi: Se të pashë që të zunë emocionet dje.

Stenaldo: Ec o derëzi.

Keijsi: E të keqen. Është e vërteta. Tregove dashuri aty për Juelën, shkove te tjetra direkt.

Stenaldo: Janë historitë e tua, m’u zhduk. Lëre gocën se ka hesapin e vet

Keijsi: Si te qesh buza e, të lëvizi i çik e?