Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Angelo Haruni, ka qenë një ditë më parë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku komentoi rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ai foli më shumë edhe rreth raportit që krijoi aty brenda me këngëtaren, Krusita. Sipas gazetarit, të dy e kishin qejf njëri-tjetrin. Madje ai shtoi se i kishte thënë Kristit që t’a pyeste nëse ishte beqare apo jo.

Pjesë nga intervista:

Mua mu duk këto ditët e fundit sikur me Krusitën diçka…

E pra diçka, po ça ti bëjmë tani xhaxhi Kristit që na shkon te Dhoma e Rrëfimit dhe thotë kam ndjenja. Se bëj shaka

Ti ça kishe? Se ai është në të gjithë drejtën e vet të deklarohet për ça ndjen, ti ça kishe? Kishe diçka?

Unë kisha ndjenja

Për kë?

Për atë, po ti? Na fal se na kanë ngelur që brenda shtëpisë këto. Tani, ideja është kjo: që unë shkova dhe e pyeta Kristin meqenëse Krusita i shkoi pranë që ditën e parë, si fanse apo nuk e di. I thashë pyete këtë vajzën a është beqare, vjen Kristi dhe thotë po. Do ta marr avash-avash, në rregull. E kjo ishte historia, pastaj ne u afruam sigurisht, kishim atë relatën tonë me akullore në gjashtë të mëngjesit.

E kishe qejf ti?

E kisha dhe më kishte

Ku e kuptoje ti? Cili veprim apo fjalë e saj t’a dha këtë? Se pashë në krevat Kristin dhe Krusitën.

Edhe unë kam qenë deri në ato momente. Edhe unë kam qenë në krevat, madje më ka ftuar disa herë Krusita. Por kishim dhe Stelinën, ishim të tre bashkë. Pastaj këto përqafimet.

Po pse?

Po ja pra kur respekton dëshirën avash-avash, shko aty e thuaj ‘vajzë o me mua o pa mua’, ose ika.