Ende pa u bërë dy vite nga ndarja e tyre e shumëpërfolur, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë parë sërish së bashku gjatë një daljeje të qetë në Los Angeles.

Ish-çifti ka rindezur interesin e mediave dhe fansave për marrëdhënien që ka. Mediat e huaja shkruajnë se dyshja u fotografua të dielën në qendrën tregtare “Brentwood Country Mart”, ku shoqëroheshin nga djali 13-vjeçar i aktorit, Samuel.

Gjithashtu burimet thonë se qëllimi i takimit ishte blerja e dhuratave për festat e fundvitit.

Gjatë vizitës, aktorja e këngëtarja e famshme së bashku me ish-bashkëshortin, kaluan kohë duke vizituar dyqane veshjesh luksoze dhe më pas ndaluan për të ngrënë një vakt të tre së bashku.

56-vjeçarja u shfaq me një fustan elegant me pika të bardha dhe çizme kauboj, ndërsa 53-vjeçari kishte zgjedhur një veshje në nuancat e kafes që përputhej me stilin e saj.

Ky takim vjen vetëm një javë pasi dyshja u panë në një shfaqje shkolle ku fëmijët e tyre, Emme dhe Fin, performuan së bashku. Megjithëse divorci i Lopez dhe Affleck u bë publik në gusht të vitit 2024, ata duket se kanë ruajtur një raport të mirë dhe bashkëpunues për hir të fëmijëve, me të cilët kanë krijuar lidhje të forta gjatë martesës dyvjeçare.

Përveç angazhimeve shkollore, Ben Affleck ka treguar mbështetje edhe për karrierën e Lopez, duke marrë pjesë në premierën e filmit të saj Kiss of the Spider Woman në tetor, ku ai vlerësoi publikisht performancën e saj.

Dalja e fundit tregon se marrëdhënia e tyre mbetet e shëndetshme dhe e bashkëpunuese, duke treguar se divorci nuk ka thyer lidhjet e tyre si familje.