Astrologia e njohur, Elena Demollari, ka qenë sot e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo ka lexuar letrat tarot duke parashikuar se si do të jetë muaji tetor për secilën shenjë të horoskopit.

Por jo vetëm kaq, pasi në një moment Demollari u ndal edhe te parashikimi për Shqipe Hysenajn, çfarë do të ndodhë me të pas deklaratës së fortë që bëri për këngëtaren e mirënjohur, Parashqevi Simaku.

Kujtojmë se pak ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana”, Shqipe u shpreh se kishte dëgjuar kur ishte në Amerikë, se Simaku i merrte burrat të tjerave. Lidhur me këtë deklaratë tronditëse, erdhi dhe një reagim publik nga vetë artistja.

Pjesë nga intervista e Ronaldo Sharkës me Elena Demollarin:

A do të ketë probleme ligjore Shqipja? A e sheh ti Shqipen viktimë të mashtrimeve me këto fjalë që mund të ketë dëgjuar?

Shikoj që është shtyrë nga dikush. Është më mirë që të kërkojë falje publikisht dhe t’i mbyllë gjërat. Të kërkojë falje sepse nuk është një gjë e mirë për një ikonë të Shqipërisë si Parashqevi Simaku. Kur ka dalë në skenë Parashqevi Simaku, ne nuk kishim lindur akoma.

Nëse Shqipja nuk kërkon ndjesë, a do të ketë pasoja të rënda ligjore?

Do të ketë. Do të ketë gjobë. Jo burg, por shikoj një gjobë, dhe do jetë gjobë e madhe. Nuk do të jetë gjobë e vogël, si 100-200 mijë lekë. Do të jetë shumë më lart.

Astrologia vijoi më tej me parashikimin për shenjën e Shqipes duke thënë se:

“Dikush është larguar me gënjeshtrat e tij, një largim pune, një pushim nga puna, një dorëheqje nga puna, dikush e ka prerë në besë ose do ta presë në besë. Duhet të ketë kujdes. Nuk është se i ka bërë vetë, por është e shtyrë nga dikush. Më del një person i tretë, dhe më del pas kurrizit të Shqipes”.