Një ditë më parë është rikthyer “Big Brother VIP Radio” në Top Albania Radio, ku banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë zhvilluar intervista me njëri-tjetrin. Disa prej tyre u janë përgjigjur pyetjeve rreth zhvillimeve që kanë ndodhur deri më tani në shtëpi.

Një panel ishte me Mirin dhe Selin si moderatorë, ndërkohë si të ftuar kishin Shëndritin.

Ky i fundit u shpreh se është në një lidhje dhe është shumë i lumtur.

“Jam në një marrëdhënie dhe jam shumë i lumtur, ia kam thënë edhe dikujt në shtëpi.

Nuk mendoj se dal nga televotimi. Unë kam qenë një “Game Changer” në lojë dhe mendoj se jam në finale.

Nuk rrezikoj, por luaj i sigurt në Big Brother, nuk bëj eksperimente”, u shpreh banori.