Gerta e ka nisur ditën e sotme me debate me disa nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Sipas saj, Gjestit dhe Laertit u është dashur që të bëjnë një lidhje që të qëndrojnë brenda në shtëpi.
Nga ana tjetër Gjesti i tha asaj se edhe ajo vetëm ka komentuar në shtëpi që të qëndrojë brenda.
“A do mish? Ti po ja thua vetes. Po e puthi tani Eglin, merre do mish e kënaqu”, i tha banori gazetares.
Gerta i tha pastaj se ata të dy ‘kanë qenë pa këllqe dhe nuk kanë patur shpatulla që të ecin vetëm në shtëpi”.
Pjesë nga debati:
Gerta: Unë kam qenë një njeri i drejtë dhe nuk kam bërë as skema. Kam mbajtur qëndrimet e mia të forta në këtë shtëpi dhe vetëm keni xhelozuar gjithë kohës.
Gjesti: A do mish? Ti po ja thua vetes. Po e puthi tani Eglin, merre do mish e kënaqu.
Gerta: Juve iu është dashur që të krijoni lidhje që të qëndroni në këtë shtëpi
Gjesti: Ça je duke folur? Ty ça është dashur të bësh? Ty të është dashur të komentosh. Ti ke komentuar për të qëndruar brenda.
Gerta: Ti ke bërë lidhje, ai ka bërë lidhje. Keni dashur të bëni lidhje me qëndruar në shtëpi keni qenë pa këllqe, nuk keni patur shpatulla të ecni vetëm në shtëpi. Ju është dashur që të bëni lidhje për të ecur, pa lidhje jeni të dy, jeni zero
Gjesti: Edhe ti pa ne je zero