E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Anisa Peti, e cila është e njohur në rrjete sociale për recetat e çuditshme të bëra me kafe. Ajo ka zbuluar më shumë fakte lidhur mbi kafen që jo çdokush i di…

Pjesë nga intervista:

A të shëndosh kafeja? A ka kafja kalori?

Më kanë pyetur shumë shpesh për këtë fenomen. Por jo, kafja vetë nuk të shëndosh. Por nëse ti i shton sheqer, i shton qumësht, i shton pana, i shton shurup, patjetër që të shëndosh, sepse ti e bëre ëmbëlsirë, kafen nuk e ndjen më fare pastaj.

Po kafja vetë a ka kalori?

Mund të ketë shumë pak. Maksimumi 5 apo 10, të pallogaritura fare. Kështu që pijeni të qetë.