Rozana e Gjesti e kanë nisur ditën duke bërë muhabet së bashku tek oborri i ‘shpellës’. Dy banorët kanë folur për nominim që janë vetë së bashku me Klajdin dhe G-Banin.

Teksa po flisnin për këtë të fundit, Rozana pyet Gjestin ‘a thua del G-Bani?’ dhe ai iu përgjigj ‘jo’ dhe më pas shtoi: “Klajdi po e di që ka me dalë”.

Ndërkohë Rozana shprehet se ‘do dalë ajo’ dhe pyet sërish ‘Gjesti a do mërziteshe po dola unë?’. E banori iu përgjigj: “Po de”.

Pjesë nga biseda:

Rozana: A thua del G-Bani te ky eliminim?

Gjesti: Jo

Rozana: Le se është mërzitur Klajdi

Gjesti: Shumë mërzitur po rri, gjynah

Rozana: Edhe mua po më vjen keq

Gjesti: Gjynah

Rozana: Gjynah, gjynah po G-Banin e shau me llafe te pista

Gjesti: Vërtet, po e di që ka me dalë

Rozana: Kush unë?

Gjesti: Klajdi

Rozana: Unë dal, mbaje mend po nuk dola unë. E me dalë unë a mërzitesh nub?

Gjesti: Jo

Rozana: Këqyrëm

Gjesti: Po Klajdi po e di që ka me dalë

Rozana: A mërzitesh me dalë unë?

Gjesti: Po de