Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Seno Fishta, ishte ditën e sotme i ftuar në “S’e Luan Topi’, ku ka bërë një rrëfim pa doreza për jetën e tij private. Seno ka treguar për varësinë e tij 7-vjeçare ndaj lojërave të fatit, vështirësitë në emigrim dhe ndarjen nga ish-bashkëshortja.

Por jo vetëm kaq, pasi Erjona Rusi e ngacmoi Senon edhe për rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke u ndalur edhe te buqeta e madhe me lule që i bëri surprizë Juela Nikollit.

Pjesë nga intervista:

Ka ndonjë pëlqim, kishe ndonjë pëlqim për Juelën? Ndjenjë për të?

Ledioni më bëri meme thoshte ‘të gjitha femrat i ngacmon’. Unë shprehi simpati edhe për ty si moderatore, në stilin tënd.

Mua lule nuk më ke sjellë sot

Herën tjetër. Tek Juela kisha një lloj simpatie që me kalimin e kohës edhe për situatën që unë kisha mbyllur me ish-bashkëshorten, mendoj se lindi një far simpatie dhe mund të lindte diçka aty. Ishte simpati e sinqertë.

Reciproke mendon edhe nga ajo?

Femrat e duan kohën pak më të gjatë për t’a treguar, por mendoj se do ta bëja për vete.

Mendon se u bë Edra xheloze për Juelën?

Më ka shkruar mbrapa, por nuk është përzier shumë te kjo pjesë. U bë xheloze. I çova Edrës lule, ishte krenare se buqetën që i kam dërguar ishte dy herë më e madhe se e Juelës.