Bisedat mes Brikenës dhe Mateos janë shtuar në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Banori herë pas here shkon pranë saj dhe i bën pyetje të ndryshme ose komentojnë dhe banorët e tjerë.
Mbrëmjen e djeshme, teksa qëndronin bashkë, Mateo e pyeti Brikenën nëse e beson në atë që ka shprehur kundrejt saj dhe banorja iu përgjigj “pak”.
Banorja i tha edhe arsyen se pse ka dyshime në fjalët e tij. Sipas saj, sa herë ata e mbyllnin temën për njohjen e tyre para 4 vitesh, ai vijonte të jepte detaje të tjera.
Pjesë nga biseda:
Mateo: Sa e beson atë që të kam shprehur unë?
Brikena: Pak
Mateo: Pse?
Brikena: Se nuk kemi patur rast as të flasim, asgjë. Unë e me të pëlqyer si pamje a si person?
Mateo: Pyetja ishte pse nuk e beson?
Brikena: Se kam dyshimet e mia
Mateo: Më thuaj pra dyshimet
Brikena: Për çdo gjë që ka ndodhur këtu mes meje dhe teje më ka bërë të dyshoj në raportin tonë
Mateo: Çfarë kam bërë që ti të dyshosh?
Brikena: Situatat që kanë ndodhur. Fakti që gjithmonë e mbyllnim atë temë dhe ti vazhdoje dhe nxirrje nga një detaj e ndonjë gjë.


