Loredana Brati ka reaguar përmes një lidhje telefonike për “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, në lidhje me lajmet se ajo është në një romancë me një nga konkurrentët e “Për’puthen”.

Shkak i këtyre aludimeve u bënë disa fotografi të publikuara në rrjet, ku ata të dy shfaqeshin në shoqërinë e njëri-tjetrit në jug të Shqipërisë.

Madje u përfol se kjo lidhje solli edhe largimin e Loredanës nga programi i dashurisë, ku ajo kishte rolin e Kupidit.

Gjatë bisedës me moderatorin e njohur, ish-banorja e “Big Brother VIP 4” tha se ishte mërzitur nga lajmet që ishin shkruar për të. Por shtoi se do të kalojë, pasi fansat dhe publiku e kanë përkrahu.

Gjithashtu shtoi se me djalin në fjalë nuk ka asnjë lidhje, thjesht u takua rastësisht me të te restoranti ku ai punonte.

Në një moment, Ronaldo Sharka i kujton Loredanës lajmet që janë shkruar rreth saj dhe reperit të njohur Don Xhoni dhe i tha se në atë kohë nuk është mërzitur kaq shumë.

Brati u tregua mjaft e sinqertë në përgjigjen e saj, duke thënë se i nxorën vetë.

“Doli nga dora ime, dora jonë. E normalisht pranohen kritikat dhe komentet. Gjithashtu nuk u krijua as një fabul në këtë rast. Por tani po, pasi u tha se po lija “Për’puthen” se jam në një lidhje me një nga djemtë. Unë nuk jam larguar për këtë, e kam lënë më herët”, u shpreh Loredana.