Një nga banoret më të komentuara të këtij edicioni të katërt të “Big Brother VIP”, Livia Brunga, është rikthyer në ekran pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në BBV 4, Livia është rikthyer në programin ku mori fillimisht famën, “Për’puthen”.
Kujtojmë se gjatë pjesëmarrjes në reality show, ajo u përfol shumë për marrëdhënien e saj me Mevlan Shabën, duke bërë deklarata që ngjallën diskutime brenda dhe jashtë shtëpisë.
E ftuar në një episod të fundit të “Për’puthen”, moderatorja Megi Pojani e pyeti drejtpërdrejt nëse gjithçka mes saj dhe Mevlanit kishte përfunduar. Pa hezituar, Livia u përgjigj:
“Po, tash momentalisht mund të them që ka marrë fund”.
Më tej, kur u pyet nëse ndien ende ndjenja për Mevlanin, ajo u shpreh me sinqeritet:
“Dashuruar është fjalë shumë e madhe. Jam e dashuruar vetëm me veten. Nuk gënjej”.
Deklaratat e saj lënë të kuptohet se marrëdhënia me Mevlanin, për momentin, ka patur një mbyllje përfundimtare nga të dyja palët, nga fjalët e Livias është e qartë se ajo ka zgjedhur të ecë përpara, duke u fokusuar te vetja dhe rrugëtimi i saj personal.