Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, i ka rritur temperaturat teksa u shfaq në skenë me një fustan të tejdukshëm prej dantelle.
Artistja e hitit “Hot Right Now”, u shfaq shumë seksi gjatë një koncerti në Zyrih të Zvicrës.
Fustani i 32-vjeçares rrinte pas trupit, me mëngë të gjata dhe i tejdukshëm, duke mos i lënë shumë vend imagjinatës së zë pranishmëve. Veshjen Rita e kishte kombinuar me një palë çizme të zeza me taka.
Ndërkohë flokët e saj të gjatë i kishte bërë kaçurrele dhe i mbante të lëshuara. Ylli i muzikës kishte një make up të bukur, ku më shumë kishte theksuar sytë.
View this post on Instagram
Rita ka postuar gjithashtu disa foto nga festivali “Star in town”, ku fansat u dashuruan me pamjen e saj dhe i kanë komentuar se është “ikonë”.
“Ti je një engjëll nga parajsa”, i shkroi një komentues, ku një tjetër ia pret: E bukur dhe e mrekullueshme”.
“Absolutisht seksi!”, ka komentuar një tjetër ndjekës.