“Mendoj se Egli është akoma duke gjetur formatin e saj, se ku do realisht që të përqendrohet, në televizion, në muzikë, në aktrim…”.

Kështu u shpreh Rea Shena, menaxhere artistësh dhe rekrutuese talentesh, teksa ishte e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën.

Moderatori i njohur u shpreh se Egli do të bëjë një emision për fëmijë në “E Diell”, që do të quhet “Yes Day”. Më pas pyeti Rean se ‘si e pa këtë lëvizje të saj?”.

“Personalisht, nëse unë do të isha menaxherja e Eglit, do më dukej pak absurde të kalosh nga koncertet duke kërcyer lart e poshtë, në një emision kalamajsh. Sepse është një format komplet tjetër e nuk e di se sa do t’i përshtatet. Por ndoshta Egli ka parë gjatë verës që ai format nuk i përshtatet, pra që të jetë nëpër koncerte, duke kërcyer, gjëra të këtij lloji dhe do diçka tjetër”, tha menaxherja e artistëve.