Një punonjës 30-vjeçar i një çerdheje në Britani është arrestuar për abuzim seksual me foshnja. Nathan Bennett u arrestua dhe përballet me burgim pasi u dënua për tetë akuza, duke përfshirë përdhunim, sulm seksual dhe sulm me penetrim, ku përfshiheshin pesë fëmijë të moshës dy ose tre vjeç. 30-vjeçari kishte pranuar më parë 13 akuza të tjera që përfshinin katër nga pesë viktimat, të cilat ishin dy vjeç kur ai kreu aktet e tij të shëmtuara në një çerdhe në Bristol.
Prindërit dhe stafi kishin ngritur shqetësime në lidhje me sjelljen e Bennett ndaj fëmijëve nën kujdesin e tij në shkurt të vitit të kaluar. Më 26 shkurt, drejtoresha e çerdhes dëshmoi se e pa autorin në kamerat e sigurisë duke futur duart poshtë pantallonave të një fëmije dhe menjëherë e largoi.
Policia nisi një hetim, i cili çoi në arrestimin e Bennett, të cilin e zbuluan në pamjet filmike të kamerave. Çerdhja u mbyll më vonë. Bennett filloi të punonte në çerdhe në korrik 2024 dhe u tha stafit se ishte autik, megjithëse juria dëgjoi se ai nuk ishte diagnostikuar kurrë zyrtarisht me këtë gjendje.
Gjatë gjyqit, jurisë iu treguan intervista të filmuara me dy nga fëmijët në këtë rast, të referuar vetëm si Fëmija A dhe Fëmija E. Nëna e fëmijës E dëshmoi gjithashtu, duke thënë se djali i saj i kishte treguar se si ishte abuzuar në çerdhe. “E binda të ndalonte së bëri këtë. E pyeta kur ndodhi dhe ai tha se ndodhi në çerdhe”, tha gruaja.
Bennett më parë kishte pranuar fajësinë për 13 akuza të tjera. Këto ishin tetë akuza për sulm seksual ndaj një fëmije nën 13 vjeç, katër akuza për nxitje të aktivitetit seksual të një fëmije nën 13 vjeç dhe një akuzë për aktivitet seksual në prani të një fëmije. Gjykatësi William Hart urdhëroi që Bennett të mbahet në paraburgim deri në dënimin e tij më 16 mars.




