“Goca dhe Gra” është një talk show që bën bashkë pesë moderatore dhe të ftuara njëherazi, Ori Nebijaj, Rozana Radi, Rudina Dembacaj, Sherina Spahiu, Ema Andrea.

Një nga të ftuarat e kësaj puntate të parë ishte edhe këngëtarja e dashur për publikun, Adelina Ismaili, ku foli për koncertin e saj recital por edhe për një film që ajo është duke punuar së shpejti.

Pjesë nga intervista:

Çfarë do të jetë ndonjë surprizë tek recitali?

Do të jetë i tëri surprizë. Të gjitha këngët do të ripërpunohen, do të sillen versione të reja. Jam pak më emotive te këngët e fëmijërisë sepse janë harruar pak.

Do të kemi fëmijë në skenë, me sa po kuptojmë?

Po, po dhe ndoshta kjo do të jetë ajo surpriza e madhe. Biletat do të jenë në shitje nga java e ardhshme sepse planifikohet diku nga fundi i nëntorit të jetë koncerti. Më saktësisht me 26 nëntor që përputhet me një ditëlindje në familjen tonë. Që mos ta përmend shumë burrin (qesh).

Një të ftuar mund të na e thuash?

Nuk janë finalizuar akoma dhe nuk po guxoj të jap emra sepse nuk i kemi konfirmuar ende. Kur të konfirmohen do t’i publikoj.

Është e vërtetë që do të sjellësh një film dokumentar për karrierën tënde?

Ky është një plan që ka ekzistuar që disa kohë më parë. Kur ke 40 vite karrierë është normale të kesh një film të vogël për atë veprimtari. Kemi një regjisore fantastike.