Vetëm para dy vitesh, Adelina Tahiri, kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me avokatin maqedonas, Serjoza Markov. Më pas ajo u bë nënë edhe e një djali, të cilin e pagëzoi me emrin Jon.


Adelina dhe Serjoza kanë 7 vite që jetojnë një histori të bukur dashurie dhe pavarësisht paragjykimeve të shumta që kanë marrë nga ndjekësit për lidhjen nuk janë distancuar për asnjë moment nga njëri-tjetri.


Madje çifti po mendojnë që të shtojnë familjen e tyre, sepse sipas Adelinës, Serjoza e meriton të ketë shumë fëmijë.



“Serjoza meriton shumë fëmijë, sepse është një baba shumë i mirë, që kujdeset shumë dhe me shumë përgjegjësi. Unë nuk jam egoiste, nuk mendoj vetëm për veten, mendoj dhe për të tjerët, se ai e meriton dhe është baba shumë i mirë dhe burrë shumë i mirë. Unë jam rritur në këto rrethana, ne jemi 4 fëmijë dhe unë minimumi një fëmijë tjetër do e bëjë, por dëshira ime është që të kemi dhe më shumë. Por fëmija është përgjegjësi, është obligim, por është dashuri shumë e madhe, që nuk krahasohet me këto të dyja që thashë”, tha Adelina në një intervistë për Prive.


Këngëtarja ka shtuar se dashuria me bashkëshortin e saj duket sikur ka lindur për së dyti dhe se në shtator të vitit të ardhshëm bëjnë 7 vite bashkë.



Gjithashtu ajo tregoi se nuk bëri dasmë me Serjozan, sepse nuk dëshironte të prekte nënën e saj, me të cilën ka një lidhje shumë të fortë.