Bukuroshja nuk ka pozuar asnjëherë më parë me bark “të rrumbullakosur”


Adriana Lima ka pozuar nudo për kalendarin Pirelli 2013. Ylli i botës së fashion është fiksuar nudo edhe më parë, për legjendaren “The Cal”, por asnjëherë shtatzënë.


“Për herë të parë Kalendari Pirelli përmban një grua shtatzënë, e cila do të jetë Adriana Lima. Në vitin 2004 ka pasur një precedentë, por asnjëherë me bark të rrumbullakosur” shkruan Vanity Fair.


Më tepër se foto sensuale, kalendari i vitit të ardhshëm, do të fokusohet në sensin e rrezikut. Jo më kot i është besuar fotografit Steve Mçurry, i cili disa herë ka marrë çmime për reportazhet e tij në zonat me konflikte dhe nuk ka punuar asnjëherë për shërbimet e modës.


Në kalendar do të jenë edhe 11 femra, të cilat janë mbështetëse të fondacionit dhe projekteve humanitare. Përveç Limës, e cila është në pritje të fëmijës së dytë, do të jenë edhe: Elisa Sednaoui, Petra Nemcova, Isabeli Fontana, Liya Kebede dhe Kyleigh Kuhn.


19 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)