Ditën e sotme në emisionin “Fan Club”, ish banorja e BBV, Françeska Murati ka bërë një deklaratë që i ka habitur të gjithë. Ajo ka shprehur se bashkëshortja e Mirit, ka komentuar në një video të tij me Selin, duke shkruar “Miri, më i miri.”

Françeska shtoi se profili i komentueses ishte me foton e bashkëshortes së Mirit, edhe pse nuk është se ka prova për ta vërtetuar këtë.

Që prej hyrjes së tij në BBV, Miri është komentuar shumë për afrimitetin e tij me Selin. Këngëtari ka deklaruar se e shikon si vajzën e tij dhe jo me sy tjetër por të shumtë janë ata që dyshojnë në vërtetësinë e këtij raporti mes banorëve.