Blero Muharremi dhe Afrona Dika janë ndarë, por thumbat për njëri-tjetrin në rrjetet sociale nuk kanë ndalur. Pak kohë më parë këngëtari i njohur akuzoi me deklaratat e tij se ish-bashkëshortja kishte në fokus paranë dhe e shfrytëzonte vetëm për interesat e saj.
Nga ana tjetër, modelja e njohur i mohoi këto deklarata dhe tregoi se është shumë e lumtur me partnerin e ri duke postuar një foto krah tij.
Blero gjithashtu ka bërë të njëjtën gjë. Këngëtari ka treguar se është në një lidhje pasi ka publikuar një foto intime ku shfaqet duke u puthur dhe në një postim tjetër tregon se ka të dashurën më të mirë që e ka pasur ndonjëherë.
“Po zgjohem duke menduar se me cilin personalitet të saj duhet të përballem sot, por jam gati sepse ajo është vajza më e mirë që kam pasur ndonjëherë në jetën time”, shkruhet në postimin që ka shpërndarë Blero.