Big Brother Albania VIP 4, një ndër formatet më të suksesshëm të Reality Show, vjen në sezonin e tij të katërt në Shqipëri, pas suksesit të mëparshëm, prodhuar nga Top Channel. Personazhe e karaktere të njohur e të dashur të jetës sonë janë zgjedhur me shumë kujdes në bazë të profileve të tyre psikologjike e social-kulturore dhe do te jetojnë së bashku në një shtëpi për disa javë rresht. I gjithë votimi i personazheve vjen nga publiku dhe personazhi VIP më i admiruar fiton çmimin e madh.

Mbrëmja e djeshme ka qenë nata më e zhurmshme e këtij edicioni, kjo për shkak të G Banit dhe Gjestit. Debati mes djemve ka qenë mjaft intensiv gjatë gjithë natës, ku dhe shumë prej banorëve mbetën pa gjumë dhe disa u bën pjesë e debatit. Një ndër ta ka qenë edhe Gerta, e cila i ka dalë në mbrojtje Gjestit dhe ka debatuar me G Banin, ku më pas kanë shkatërruar krevatet e njëri-tjetrit.

Gerta: Çfarë të gjeti pra

G Bani: Çfarë do që prek ai pra

Gerta: Pse fiksohesh kot