Liam Payne kishte plane t’i propozonte partneres së tij, Kate Cassidy, para vdekjes së tij tragjike në Argjentinë, sipas mikut të tij, Roger Nores.
Këngëtari i “One Direction” kishte qenë duke pushuar me të dashurën e tij, Kate, por ajo u kthye në shtëpi vetëm disa ditë para se ai të gjendej i vdekur pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires.
“Ata patën një lamtumirë të lumtur”, thotë Roger për revistën “Rolling Stone”, duke shtuar: “Ai donte të martohej me të. Dy ditë para se të vdiste, më pyeti nëse doja të bëhesha dëshmitari i tij”.
Jo shumë kohë pas vdekjes së tij më 16 tetor, Kate ndau një mesazh emocionues duke zbuluar se ajo dhe Liam po planifikonin për një martesë.
“Disa javë më parë, ne u ulëm jashtë në një mbrëmje të bukur duke manifestuar jetën tonë së bashku”, ka shkruar ajo. “Unë e mbaj shënimin tënd afër, edhe pse më ke thënë të mos e shikoj. Ai thoshte: “Unë dhe Kate do të martohemi brenda një viti/të fejuar dhe së bashku përgjithmonë 444!”
Në një intervistë të fundit me ‘The Sun’, Kate kujtoi herën e fundit që e pa Liam-in. “Kishim një ditë kaq të mrekullueshme. Ne ishim plot dashuri dhe kurrë nuk do ta prisja që vdekja e tij të ndodhte”.