Të ftuar në emisionin Big Brother Radio me Elona Duron në Top Albania Radio ishin Roland Hysi në studio një koleg por gjithashtu shoku më i ngushtë i Mirit dhe bashkëshortja e tij Rabea Shahini në një lidhje telefonike për të shpjeguar një ndër situatat më të komentuara në këtë edicion të BBV atë të ‘krevateve’ mes Mirit dhe Selin por edhe për të teguar qëndrimin e saj në lidhje me këto situata…
Si është ndjerë Rabea kur e ka parë edhe njëherë videon e Mirit në dhomë të rrëfimit?
Unë e dija këtë video sepse ne si publik jashtë e kemi parë dhe nuk ishte një gjë e re, por gjithashtu e kam pritur që do të jepej një ditë. Është njësoj siç e ka thënë edhe Miri, ka thënë të dua jo sepse e dashuron, por sepse e admiron për karakterin që ajo ka.
