E fejuara e Mick Jagger, ish-balerina Melanie Hamrick, mbrojti diferencën e madhe në moshë midis tyre. Hamrick është 37 vjeçe dhe Jagger është 81 vjeç. Së fundmi Melania tha për mediat se: “Ai është më i ri se unë! Është i mrekullueshëm, me të vërtetë është”.

Të dy u takuan në vitin 2014, ndërsa ai ishte në turne në Japoni me Rolling Stones. Hamrick performoi atje me Teatrin Amerikan të Baletit. Ata patën një djalë, Deveraux, në vitin 2016. Ish-balerina ndau një video të vogëlushit duke kërcyer në rrjetet sociale.

“Është natyrale, është në gjenet e tij. Askush nuk e mësoi dhe as nuk e ndikoi. Ai kërceu kështu përpara se të shihte ndonjë nga koncertet e babait të tij”-tha ajo. Melanie së fundmi konfirmoi lajmin se Jagger i propozoi martesë, por ata nuk po nxitojnë të ecin drejt altarit.